Futboll

Gareth Bale te Liverpool për të bindur Klopp të lërë të lirë Salah

Real Madrid mund të përdorë Gareth Bale si “kartë” për të bindur trajnerin Jurgen Klopp të lërë të lirë Mohamed Salah të shkojë në La Liga. E përditshmja spanjolle “Don Balon” shprehet se trajneri Zinedine Zidane kërkon përforcime urgjente dhe nuk do të presë verën e ardhshme për të ndërtuar një ekip fitues. Pas transferimit të Coutinho te Barcelona, skuadra “merengues” ka nevojë për energji të reja dhe Salah është emri më i përfolur.

Sulmuesi uellsian Gareth Bale

Por egjiptiani kushton shumë, ndaj Real është gati të rikthejë në Premier League sulmuesin uellsian Gareth Bale, që në “Santiago Bernabeu” nuk gjen shumë hapësira dhe është dëmtuar shpesh. Zidane ka nevojë për lojtarë që të shënojnë dhe humbja e fundit e bën urgjente ardhjen e përforcimeve, me Salah që mund të largohet që në janar nga Liverpool. Dhe për të bindur Klopp në “Anfield” do të shkojë Bale, ku do të ishte titullar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll