RUSI 2018

Gareth Southgate, i zhgënjyer dhe krenar për Anglinë e tij

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, shprehu krenari dhe zhgënjim, pasi skuadra e tij u rrëzua nga Kampionati Botëror në gjysmëfinale, të mërkurën. “Tre Luanët” u mundën 2-1 nga Kroacia në kohën shtesë, pasi Mario Mandzukic shënoi një gol për t’i thyer zemrat angleze.

Anglia mori një bonus të hershëm përmes goditjes së lirë të Kieran Trippier, por Ivan Perisic rivendosi barazimin me një goditje të befasishme në minutën e 68-të, teksa Kroacia mori kontrollin e lojës në pjesën e dytë.

Southgate pranoi se kundërshtarët e tij e vlerësuan veten më mirë, pas pushimit mes dy pjesëve të lojës. “Unë mendoj se Kroacia luajti mirë në pjesën e dytë, ndërsa ne e kemi humbur kontrollin e topit dhe filluam të bëhemi pak më gjatë, – tha trajneri i Anglisë për “BBC Radio 5 Live”.

– Kur jeni kaq shpejt në avantazh, në një lojë kaq të madhe, dhe shumë nga lojtarët e tu nuk kishin luajtur më parë në këtë stacion, askush nuk e di se si do të reagoni. E dinim se skuadra që sollëm në këtë Botëror ishte më e papërvojë në konkurrim dhe e vetmja mënyrë që ne do ta rritim këtë është duke luajtur në sa më shumë lojëra të turneut.

Unë jam jashtëzakonisht krenar nga mënyra se si luajtën lojtarët dhe mund të lumturohemi nga reagimi i mbështetësve, ata ndjehen njësoj. Eshtë e vështirë të thuash ndonjë gjë, që do t’i bënte ata të ndiheshin më mirë. Kjo paraqitje e Anglisë mund të jetë një eksperiencë e paharrueshme për vendin tonë.

Ne, si ekip, kemi bërë përparim të pabesueshëm dhe ndoshta kemi arritur në një stad, që në fillim të turneut do ta kishim konsideruar sukses. Por, me të vërtetë besuam se mund të shkonim në finale”.

Më shumë nga RUSI 2018