Kampionatet në Europë

Gary Neville: Manchester United ka qenë i mirë, por jo i madh…

Manchester United nuk ka gëzuar një “sezon të madh”, pranon Gary Neville, por ka qenë “mirë” dhe kanë treguar shenja të mëtejshme të progresit. “Djajtë e Kuq” ngritën tre trofe gjatë fushatës debutuese të Jose Mourinhos në “Old Trafford”, “Community Shield”, “EFL Cup” dhe “Europa League”.

Rikthimi te fitimi i titullit të Premier League ishte synimi për sezonin 2017-2018, por Manchester City ka vendosur dominimin vendas. Manchester United mundet, megjithatë, ende të përfundojë duke fituar një finale të dytë “FA Cup”, pasi ka rezervuar një “biletë” përfundimtare me Chelsea në këtë kompeticion.

Dhe Neville beson se ka arsye për optimizëm. Legjenda e “Djajve të Kuq” i tha “Sky Sports”: “Për Manchester United është një sezon i madh? Jo. Por, është një sezon i mirë, sepse gara është ende duke u zhvilluar. Janë mundësitë për të fituar “FA Cup” dhe përfunduar të dytë, çka përbën përparim.

Rëndësia e marrjes së një medaljeje tjetër rreth qafës së lojtarëve nuk duhet të nënvlerësohet në aspektin e sfidimit të Manchester City në sezonin e ardhshëm”. Mourinho pritet ta mbyllë boshllëkun me “qytetarët” në sezonin 2018-2019, por kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Portugezi ka pranuar tashmë se Pep Guardiola ka mundësitë financiare për të blerë kë të dojë në merkato.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë