• Gashi u tundua nga një ofertë nga Kina, por …

    Publikuar: 10 Jan 1:17

    Miliardat e Kinës në merkato tani janë kthyer në një trend. Kjo çmenduri transferimesh ka dy vite, por pak kush e priste se gjërat do të precipitonin në këtë formë. As sulmuesi kuqezi, Shkëlzen Gashi, i cili përpara një viti mori një ofertë të majme pikërisht nga kontinenti aziatik. Ish-futbollisti i Basel-it ishte gati që të vishte fanellën e skuadrës Colorado Rapids, duke firmosur për tre vite me pagë një milionë euro në sezon dhe pikërisht nga Kina mbërriti edhe oferta me thuajse të njëjtën rrogë, shkruan “Sport Ekspres”.

    Ish-skuadra e drejtuar nga Arie Haan, i cili ka drejtuar përfaqësuesen tonë në periudhën 2008-2009, Tianjin Teda, ishte gati të bënte çmendurira, duke i ofruar Basel-it 2,5 milionë euro për kartonin e lojtarit shqiptar. Por, Gashi ishte i dyzuar dhe në fund zgjodhi Amerikën. Më e rëndësishme për 28-vjeçarin ishte jetesa. Ai “trembej” nga një destinacion si Kina. Tianjin Teda, ndërkohë, është skuadra ku së fundmi u transferua John Obi Mikel nga Chelsea. Udhëkryqet e jetës janë të shumta, Gashi e bëri zgjedhjen e tij …


    Lexo postimet e tjera