Seria A

Gasperini “thumbon” Inter: Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një klub të madh

Gianpiero Gasperini nuk i vë limite Atalanta-s së tij që muajin tjetër do të luajë ndeshjet vendimtare të sezonit në kampionat, Europa League dhe ndeshjen e kthimit me Juventus në Coppa Italia.

“Do të japim 100% në të gjitha kompeticionet, pasi duam t’i nderojmë të gjitha e shpresën që të korrim ndonjë sukses. Duam të bëjmë një përshtypje të mirë në Europa League. Grupi ishte i vështirë por gjetëm mundësinë për t’u kualifikuar dhe nuk e shpërdoruam,” shprehet Gasperini për Tuttosport.

Më pas trajneri rikujton të shkuarën me Inter: “Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një skuadër të madhe, Inter nuk ishte, të paktën në aspektin teknik.”

Gasperini nuk nguron të bëjë edhe krahasimin midis Atalanta-s së tij dhe ish-ekipit të fundit Genoa. “Në Bergamo kam bërë gjëra që nuk i bëra te Genoa.

“Kam pasur një rikthim shumë të rëndësishëm këtu, te Genoa më respektonin vetëm tifozët, ndërsa këtu është një atmosferë entuziaste.

Image result for gasperini

Më shumë nga Seria A