Futboll

Gati lamtumira e Barcelonës, Arda Turan jashtë “El Casico”

Arda Turan i ka orët e numëruara te Barça. Kjo është mënyra e vetme për të interpretuar përjashtimin e tij nga kontigjenti prej 18 futbollistësh të grumbulluar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, për “Klasiken” ndaj Real Madrid, në program për mbrëmjen e të dielës, e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Futbollisti turk, shumë i kërkuar nga Galatasaray, gjithashtu edhe shumë i kritikuar për karakterin e tij të keq të shfaqur gjatë turit amerikan, u la jashtë ekipit, bashkë me Vermaelen dhe Rafinha të dëmtuar , sikurse dhe Munir, Douglas, Marlon dhe Aleñá.

Ndërkohë, André Gomes, mori trajtim mjekësor dhe u përfshi në listën me 18 futbollistë, të përbërë nga: Ter Stegen, Cillessen, Nelson Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Denis Suárez, Iniesta, Suárez, Messi, Mascherano, Deulofeu, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, Aleix Vidal and Umtiti.

Më shumë nga Futboll