Futboll

Gati Tirana e Superiores, bardheblutë dalin në fushë

Pas një viti në purgator, Tirana është rikthyer në Kategorinë Superiore. Skuadra bardheblu i ka nisur me kohë përgatitjet për sezonin e ri, duke filluar me konfirmimin e trajnerit Ze Maria dhe për të vazhduar me afrimin e disa lojtarëve cilësorë. Por, ditën e hënë kryeqytetasit kanë nisur zyrtarisht përgatitjet, duke dalë në stërvitjen e parë për këtë sezon. Nën urdhërat e trajnerit brazilian, Ze Maria nuk ka qenë i gjithë grupi i lojtarëve. Të pranishëm në këtë stërvitje kanë qenë vetëm 15 lojtarë të ekipit të parë. Në pamjet e publikuara nga vetë klubi bardheblu në rrjetet sociale, atmosfera në skuadër duket të jetë goxha pozitive.

Tirana në këto javë ka bërë disa afrime në merkato, duke marrë lojtarë të spikatur në Superiore. Por edhe disa prurje me shumë eksperiencë nga jashtë vendit kanë firmosur me 24 herë kampionët e vendit. Sakaq aspekti më i rëndësishëm tek Tirana gjatë kësaj merkatoje është ruajtja e boshtit të sezonit të shkuar, që pritet të jetë sërish bërthama e skuadrës edhe për vitin që vjen. Tek bardheblutë, ndërkohë merkato vijon të jetë e hapur, por tashmë fokusi më i veçantë do të jetë tek elementët e spikatur në moshë të re brenda dhe jashtë vendit, të cilët në të ardhmen mund të kthehen edhe fitimprurës në merkato për klubin. Një nga sfidat e mëdha të Tiranës në këtë sezon të ri futbollistik do të jetë edhe afrimi me tifozerinë, e cila pas rënies nga kategoria pati një reagim shumë të keq kundër presidentit Refik Halili, duke i kërkuar atij largimin.

Përgatiti: Ardit Hoxha

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Futboll