Atletikë

Gatlin: Jam gati të sfidoj Bolt, dua medaljen e artë në Botëror

Usain Bolt nuk është në formën e tij më të mirë, xhamajkani nuk po arrin të japë kohë të mira edhe pse të premten zbriti për herë të parë nën 10 sekonda në etapën e radhës së Ligës së Diamantit, zhvilluar në Monako (dha kohën 9”95). Daljet e deritanishme në publik për Bolt kanë qenë jo fort pozitive, që edhe pse ka fituar nuk ka bindur, ndërkohë që më 4 gusht do të nisë Botërori i atletikës, në Londër, sfida e fundit e xhamajkanit para se të varë “këpucët në gozhdë”. Vetë Bolt ka pranuar se koha e mbetur në dispozicion do t’i shërbejë për të arritur formën optinale.

Atleti amerikan Justin Gatlin

Por kaq ka mjaftuar që rivalët e tij ta sfidojnë, duke kërkuar që ta zbresin nga froni, pikërisht në finishin e karrierës. Dhe ai që e ka kërcënuar sot është rivali i tij më i fortë, amerikani Justin Gatlin, që pak kohë më parë fitoi titullin kampion në Amerikë në 100 metra, gati për betejën e radhës, që është edhe e fundit mes tyre. “Unë gjithnjë e kam sfiduar dhe do ta sfidoj Bolt. Jam gati edhe për këtë garë të fundit në Botërorin e Londrës, ku do të garoj për të marrë medaljen e artë. Nuk më interesojnë ato që thonë për formën e Bolt, unë shoh veten dhe jam i karikuar”, tha Gatlin.

Më shumë nga Atletikë