Seria A

Gattuso: Inter e meritoi, ja cili është pendimi im i vetëm

Gennaro Gattuso pranon se Inter e meritoi më shumë se Milan fitoren në derbi.

Kuqezinjtë kishin vetëm një goditje të denjë në kuadrat gjatë ndeshjes. Në fund, Donnarumma bëri një dalje të gabuar pas krosit të Vecino-s dhe Icardi nuk e fali me portën e boshatisur.

“Inter padyshim që e meritoi më shumë se ne, por nëse kjo ndeshje do të ishte mbyllur 0-0, mund të kishim shumë gjëra pozitive për të thënë.

“Luajtëm një lojë fizike që nuk na pëlqen ta luajmë, por e bëmë mirë. Mund të kishim pasuar më mirë dhe të kishim bërë më mirë në kundërsulme.

“Që prej fillimit të sezonit ekipi im nuk ka arritur të ruajë të njëjtin stil loje për 90 minuta, por këtë herë e bëri.

“Pendimi im i vetëm është se në 15 minutat e fundit kishim shumë mundësi për të kundërsulmuam por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Por në përgjithësi, duhet thënë se Inter luajti më mirë se ne.”

Kur pyetet për gabimin e Donnarumma-s, trajneri përgjigjet: “Nuk dua të komentoj për paraqitje individuale. Të gjithë kanë bërë gabime në mbrojtje, Abate nuk mbylli hapësirën e pasimit, Musacchio nuk e lexoi mirë krosin.

“Ndeshjen e humbëm së bashku, jo vetëm prej Donnarumma-s.

“Humbëm sepse nuk luajtëm me kurajon e duhur, ishim të shpërqendruar dhe pësuam një gol naiv.”

Më shumë nga Seria A