Europa League

Gattuso kritikon Andre Silvën dhe pranon: Eshtë faji im…

Gattuso kritikon Andre Silvën dhe pranon: Eshtë faji im…

Një tjetër ndeshje për t’u harruar për AC Milan. Rino Gattuso ka qenë i vrenjtur në fytyrë pasi ka pësuar humbjen e parë si trajner i Milan, kundër Rijeka, në ndeshjen e fundit në fazën me grupe të Europa League, ku gjithsesi kuqezinjtë janë kualifikuar në 1/16-t e finaleve. “Eshtë i gjithi faji im, – tha Gattuso, pas ndeshjes. – Kam ndjesinë që në aspektin psikologjik kjo skuadër nuk arrin të reagojë. Në momentin e parë që në fushë ndodh diçka që nuk është në favorin tonë zhdukemi dhe nuk mundemi të reagojmë. U përpoqa t’i jepja më shumë hapësirë atyre që kanë luajtur pak në këtë moment, por na shkoi shumë keq.”

Në lidhje me Andre Silva, autor i një ndeshje në hije, Gattuso nuk fshihet: “Të gjithë e njohim se cili është dhe çfarë vlerash ka. Në kombëtare shënon gjithmonë, por kur luan në Kupat e Europës me fanellën e Milan duhet të japësh më shumë. Vuajti në këtë ndeshje dhe faktikisht ngjasonte si “mish i huaj”. Kur vesh fanellën e Milan duhet ta respektosh. Kjo është ajo që më djeg. Nuk kishim ardhur këtu për të humbur. Duhet të bëjmë kthesën sa më parë. Duhet të luajmë me dëshirë. Tani ka ardhur momenti të qëndrojmë të heshtur dhe të pedalojmë. Duke nisur nga unë i pari.”

Më shumë nga Europa League