Europa League

Gattuso kritikon Calhanoglu: Nuk e kuptoj pse nuk u hodh…

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur pas ndeshjes së 1/8-ve të Europa League të humbur 2-0 kundër Arsenal në “San Siro”: “Calhanoglu është prekur nga kundërshtari. Si mund të mos hidhesh në atë rast? Sigurisht ka qenë vetëm një episod, mund të kishim bërë më mirë”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

“Kemi qenë në vështirësi dhe kemi bërë shumë gabime. Arsenal ka qenë superior në nivelin teknik. Tani duhet të shikojmë përpara. E dinim se nuk do të ishte e lehtë sepse është e vërtetë se kishim përballë një ekip në vështirësi, por që ka shumë lojtarë cilësorë”.

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Genoa-s dhe duke filluar nga e hëna do të mendojmë përsëri për Arsenal-in”, ka përfunduar Gattuso.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League