Europa League

Gattuso: Kundër Juve-s do të luajmë pa frikë

Milan ka marrë një barazim 1-  ndaj Betis në Seville dhe trajneri Gennaro Gattuso ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e të tijve.

“Kemi shumë dëmtime, por nuk dua të qahem. Pashë gjëra të mira sot në fushë. Në pjesën e parë luajtëm me frikë, ndërsa e dyta ishte shumë më e mirë,” shprehet trajneri për Sky Sport pas ndeshjes.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“1-1 është një shenjë e mirë, luajtëm me karakter. Fatkeqësisht nesër do të numërojmë të dëmtuarit e shumtë. Musacchio është dëmtuar, do të shohim se kur mund të rikthehet, por unë e njoh temperamentin e tij dhe ai do të bëjë çmos për të qenë në fushë ndaj Juve-s.

“Kur do të filloj të mendoj për Juventus-Milan? Do ta nisim punën që në udhëtimin e kthimit për në Milano. Do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në Europë.

“Por do të japim gjithçka pa frikë dhe pa u ankuar.”

Më shumë nga Europa League