Seria A

Gattuso: Më mirë të më kishin ngulur thikën se sa të pësoja gol në të 95-ën

Bonaventura kaloi të tijtë në avantazh në pjesën e para përpara se Puscas të barazonte për vendasit pas pushimit. Kalinic rivendosi avantazhin për Kuqezinjtë por një gol i portierit në sekondat e fundit i dha pikën e parë Benevento-s në Serie A.

“Mbase do të kishte qenë më mirë të kisha ‘ngrënë’ thikën, se sa të pësonim gol në fund. Vuajtëm në 15 minutat e fundit dhe pësuam një gol të çmendur.

“Nuk prisja të pësonim një gol nga portieri në të 95-ën. Gjithsesi, djemtë dhanë gjithçka, pësuam një gol të çuditshëm dhe ky është fati ynë i keq,” shprehet Gattuso për Mediaset Premium.

“Dua të falënderoj lojtarët e mi për dëshirën dhe vendosmërinë e treguar. Do të punojmë për t’u përmirësuar nivelin fizik dhe mendor, por nuk mund të qortoj lojtarët e mi ditën e sotme.

“Nuk mund të zhvillonim lojën tonë ashtu siç e kishim parashikuar, humbëm topin shumë herë kur e nisnim nga mbrojtja. Të mundohesh të bësh diçka të re është gjë e mirë megjithëse pati pasoja, Benevento kohët e fundit është përmirësuar.

“Kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe do të bëjmë çmos për t’u përmirësuar.”

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A