RUSI 2018

Gattuso shkon në Rusi me një mision: Kjo është detyra ime

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, do të jetë në Rusi gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Arsyeja? Të zbulojë talente për kuqezinjtë.

“Detyra ime është ta përgatis skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë trajneri i “Djallit”.

Milan është në pritje të njohë fatin nga UEFA, që do të vendosë nëse milanezët do të mund të luajnë në kupat e Europës ose jo.

Një vendim ky që do të kushtëzojë merkaton e klubit, që synon të kthehet te fitoret pas një tjetër sezoni zhgënjyes. Gjithsesi, entuziazmi i Gattuso-s është akoma i madh dhe duket se trajneri i ka idetë më të qarta.

“E dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë, do të shkojmë në Ruso për të parë disa ndeshje dhe për të ndjekur disa lojtarë. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë sezonin e ardhshëm”.

“Familja nuk është shumë e kënaqur për këtë, por duhet të organizohem, të punoj dhe e bëj këtë me një entuziazëm të madh”.

Më shumë nga RUSI 2018