Futboll

Gatuso bën të fortin: Fal dy herë, të tretën…

Gennaro Gattuso kërkon të karikojë skuadrën në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Veronës sot në mesditë. Pak orë para sfidës, trajneri kuqezi kërkon nga skuadra përqendrim maksimal, për të mos përsëritur më gabimet e takimeve të kaluara. “Mund të ndodhë që të gabosh një herë, madje edhe nuë herë të dytë, por  nëse gabon për herë të tretë më mirë mos më dil më përpara”, shprehet trajneri milanist, që kërkon vijueshmëri në kampionat.

Ja deklarata e Gattuso per mbrojtesin Bonucci

Duhet kujdes në fushë ndaj Veronës, të vijojmë atë paraqitje të mirë që kemi bërë gjatë javës së fundit. Nuk duhet të përsëritim gabimet që bëmë në ndeshjen ndaj Benevento”, u shpreh më tej trajneri Gattuso, që beson se ka një ekip të fortë, që mund të arrijë objektivat dhe të sigurojë një vend në Europë sezonin tjetër. “Ky është një grup i mirë dhe besoj se nëse luajmë të qetë e pa presion mund të fitojmë gjithnjë dhe të shkojmë në Europë”, tha Gattuso.

Më shumë nga Futboll