Çiklizëm

Gaviria suksesi i dytë në Tur, Van Avermaet mbron fanellën e verdhë

Çiklisti kolumbian Fernando Gaviria fitoi etapën e katërt të Turit të Francës (Baule-Sarzeau, 195km e gjatë), duke fituar me sprint duelin final me rivalët. Një etapë tërësisht fushore, me mjaft shkëputje nga ana e çiklistëve, por të gjitha “arratisjet” u neutralizuan nga çiklistët, që mbërritën në grup në kilometrat e fundit të garës. Në funsd triumfoi Gaviria, që bëri një sprint të fuqishëm, duke lënë pas sllovakun Peter Sagan dhe gjermanin Andre Greipel. Për kolumbianin, ky është suksesi i dytë në këtë edicion të Turit të Francës.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të edicionit të 105-të të Turit të Francës, sërish në krye qëndron çiklisti belg Greg Van Avermaet (13h33’56” koha e tij pas katër etapave të para), që mban edhe të veshur fanellën e verdhë të liderit. Në vendin e dytë ndodhet amerikani TJ Garderen dhe në të tretin britaniku Geraint Thomas. Nesër zhvillohet etapa e 5-të të Turit të Francës, me disa malore të lehta. Ende nuk kanë nisur etapat e vështira, ndaj dhe pretendentet nuk kanë nisur ende të duelojnë për fitore.

Më shumë nga Çiklizëm