Kampionatet në Europë

Gazetari brazilian: Neymarit i vjen keq që ka nënshkruar me PSG-në

Një kapitull i ri është shkruar mes Neymar Junior dhe PSG-së. Mbas reagimit të sulmuesit brazilian, pas ndeshjes kundër Japonisë, në të cilën ai mohoi marrëdhënien e tij të keqe me Unai Emery, gazetari brazilian, Marcelo Bechler, foli për “Onda Cero” mbi këtë temë. Bechler ishte ai që zbuloi këtë verë interesin dhe afrimin e klubit parizien, çka i dha goditjen e atëhershme Barcelonës. Pak javë më vonë, nënshkrimi i tij për PSG-në u bë zyrtar. Bechler thotë, ndër të tjera, se “Neymarit i vjen keq që ka nënshkruar për PSG-në”.

Dhe ai përfundoi duke folur për të ardhmen e sulmuesit brazilian: “Është më e lehtë për të shkuar te Real Madridi se sa për t’u kthyer në Barcelonë. Ai nuk e konsideron atë një tradhëti, por tani është të spekulojmë. Neymar i ka thënë Pique dhe Luis Suarezit se i vjen keq që ka nënshkruar për PSG-në. Ka lojtarë me shumë hierarki në ekip, si Cavani dhe Di Maria, të cilët kanë ndikuar në sjelljen e Neymar gjatë këtyre muajve të parë në Paris. Marrëdhënia mes trajnerit Emery dhe Neymar është shumë larg normales. Eedhe me disa lojtarë”.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë