RUSI 2018

Gazetari suedez “tallet” me Gjermaninë, ja çfarë dhurate bëri për Khedira…

Një gazetar suedez ka bërë shaka me mesfushorin e Gjermanisë, Sami Khedira, duke i dhuruar atij një biletë avioni për t’u kthyer në shtëpi, pas fazës me grupe të Kupës së Botës në Rusi.

Kampionët në fuqi e nisën veprimtarinë me një humbje 1-0 ndaj Meksikës dhe disfata në ndeshjen e ardhshme ndaj Suedisë do të sillte eliminimin për ekipin e Low.

31-vjeçari Khedira po fliste me gazetarë të ndryshëm, kur njëri prej tyre i dha një biletë kthimi për në Gjermani.

Mesfushori nisi të buzëqeshë dhe tha: “Nuk më duhet. Unë e kam një biletë kthimi në datë 16 korrik, pasi të kem ngritur trofeun një ditë më parë.”

24 orë më parë Lothar Mattheus dhe Stefan Effenberg kanë kërkuar largimin e Khedira nga formacioni i Gjermanisë.

Më shumë nga RUSI 2018