• “Gazzetta”, 10 arsye pse Ronaldo është më i mirë se Messi (video)

    Publikuar: 11 Jan 10:16

    Gazeta prestigjioze sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka shpërndarë në faqen e saj një video, me një seri prej 10 arsyesh, pse ajo beson se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi, tani për tani. Në fakt, çmimet individuale të vitit 2016 e kanë nxjerrë në pah portugezin, i cili, të paktën për një sezon, i ka “treguar targën” rivalit. Sipas sportives italiane, janë këto 10 arsye, pse CR7 është më i preferueshëm se Leo për momentin. Por, media në fjalë është e vetëdijshme se bilanci mund të “përqafohet” nga “pleshti” në kohë shumë të shkurtër.

    Më poshtë, sikurse duken edhe në videon shoqëruese të shkrimit, “Gazzetta dello Sport” tregon edhe 10 arsyet e saj, pse mendon kështu për situatën krahasuese mes dy yjeve të futbollit botëror, që prej disa vitesh kanë eklipsuar cilindo në këtë sport.

    1.Loja e tij është më e kompletuar.
    2. I përdor të dyja këmbët dhe ka një goditje të shkëlqyer me kokë.
    3. Ka një fizik perfekt, për të cilin kujdeset jashtëzakonisht shumë.
    4. Ka fituar në Angli dhe në Spanjë, duke treguar se është i aftë të fitojë në çdo ambient (kampionat).
    5. Ka arritur të fitojë edhe me kombëtaren, ndërsa Messi ka humbur një finale Botërori dhe dy finale të Kupës së Amerikës.
    6. Ka shënuar 10 gola më shumë në Champions (93 kundër 83).
    7. Gjeneron më shumë të ardhura financiare.
    8. Është më aktiv në solidaritet, nga donacioni për Chapecoensen e deri tek iniciativat për fëmijët në Palestinë.
    9. Është i vetmi që e ka fituar 4 herë “Këpucën e Artë” (3 herë Messi).
    10. Është lojtari që ka shënuar më shumë dygolësha në historinë e Champions.


    Lexo postimet e tjera