Atletikë

Gega e Smajlaj, rekorde kombëtare në kërcim së gjati e 3000 metra

Në stadiumin “Elbasan Arena” janë zhvilluar sot garat e radhës në atletikë, në turneun në “Kupa në Nderim të Figurave”, një aktivitet që ka dhuruar edhe dy rezultate pozitive për mbretëreshën shqiptare

Në stadiumin “Elbasan Arena” janë zhvilluar sot garat e radhës në atletikë, në turneun në “Kupa në Nderim të Figurave”, një aktivitet që ka dhuruar edhe dy rezultate pozitive për mbretëreshën shqiptare. Bëhet fjalë për dy rekorde të reja kombëtare të vendosura nga dy atletët më të mirë shqiptarë: Luiza Gega për femra dhe Izmir Smajlaj për meshkuj. Gega ka garuar këtë herë në 3000 metra, ku dha kohën 8’53”78, duke e përmirësuar me 16 sekonda kohën e mëparshme (9’9″74). Paraqitja e atletes shqiptare ishte e shkëlqyer, duke qenë një mbrëtëreshë e vërtetë në distancat e mesme. Tashmë ajo mban 3 rekorde kombëtare: Në 800, 1500 dhe 3000 metra.

gega e para

Atletja Luiza Gega

Mjaft mirë është paraqitur edhe atleti shkodran Izmir Smajlaj, që ka vendosur rekord të ri kombëtar në kërcim të gjati. Ai kërceu 8.03 metra, duke qenë atleti i parë shqiptar që kalon kufirin e 8 metrave në këtë disiplinë. Një rekord të cilin Smajlaj e kishte kërkuar prej kohësh dhe më në fund e realizoi, duke konfirmuar formën e mirë dhe se meriton një vend në Olimpiadë. Për sa i përket garave të tjera, ato nuk dhuruan rekorde të reja, por niveli ishte i kënaqshëm. Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Atletikës, që përgatitet për garat e Kampionatit Kombëtar dhe në të morën pjesë rreth 190 sportistë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, San Marino, Malta, Italia, Armenia dhe Rumania.

izmir smajlaj, atletike

Atleti shkodran Izmir Smajlaj

Rezultate – Meshkuj

100m, Sasho Golubikj (Maqedoni), 11”00

100m/p, Ravio Rama (Tirana), 14”82

200m, Srdan Dubak (Mali i Zi), 22”24

400m, Eraldo Qerama (Vllaznia), 49”32

800m, Musa Hajdari (Kosovë), 1’48”10

1500m, Ron Krasniqi (Kosovë), 4’09”17

3000m, Dario Ivanovski (Maqedoni), 8’45”91

3 hapsh, Levon Aghasyan (Armenia), 16.03,

Së gjati, Izmir Smajlaj (Vllaznia), 8.03m

Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj

Rezultate – Femra

100m, Iveta Urshini (Skënderbeu),  12”37

100m/p, Sindi Prifti (Dinamo 2010), 17”21

200m, Kristina Dubak (Mali i Zi), 25”39

400m, Vijona Kryeziu (Kosovë), 57”97

800m, Mihaela Nunu (Rumani), 2’07”70

1500m, Elena Moaga (Rumani), 5’12”69

3000m, Luiza Gega (Tiranë), 8’53”78

3 hapsh, Sanzia Claire (Itali), 11.31m

Së gjati, Amalia Sharayan (Armeni), 6.72m

Sportistja më e mirë: Luiza Gega

[interaction id=”56b2200e8b03d1a947049b3e”]

Më shumë nga Atletikë