Connect with us

Atletikë

Gega pa rezultat në Shangai, nuk e mbyll garën e 3000m/p

Nuk ka qenë pozitive gara e Luiza Gegës sot në Shangai, ku debutonte në Ligën e Diamantit në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Atletja shqiptare nuk arriti dot ta përfundojë garën, duke u tërhequr në mesin e saj. Në startin e kësaj gare ishin 19 atlete, por 3 prej tyre nuk e mbyllën dot atë dhe njëra prej tyre ishte Gega, duke mos dhënë asnjë kohë në këtë disiplinë.

Ende nuk dihet motivi i tërheqjes nga gara i atletes shqiptare, që synonte një paraqitje të mirë në këtë turne, madje synonte të vendoste rekord të ri kombëtar (9’29”52 koha e saj më e mirë në 3000 metra me pengesa, disiplinë ku vjet mori medaljen e argjendit në Europian). Në startin e saj ajo pati një përplasje me një rivale, që e detyroi të humbiste terren. Gara e sotme u fitua nga atletja Ruth Jebet e Bruneit, që dha koëhn 9’04”78.

Luiza Gega gjate nje gare

Më shumë nga Atletikë