Premier League

“Gënjeshtra të pandreqshme”; Mourinho u përgjigjet kritikëve për Rashford

Jose Mourinho ka kritikuar kritikët e tij në një çast të habitshëm të përqendruar rreth kohës së aktivizimit të Marcus Rashford. Sulmuesi i Manchester United është i pezulluar për ndeshjen e radhës ndaj Watford, pasi mori karton të kuq gjatë fitores së “Djajve të Kuq” ndaj Burnley:

“Që të flas për Marcus, mendoj se mund të pres deri të dielën. Ndoshta do të kritikohem shumë që ai nuk do të luajë nesër, sepse disa prej kritikëve janë me të vërtetë të obsesionuar me mua. Madje, disa prej tyre kanë një problem me gënjeshtra të pandreqshme, – tha Mourinho.

– Kështu, unë mund të pres që të dielën disa të zgjohen në mëngjes dhe gjëja e parë që do të bëjnë është të sulmojnë Jose Mourinhon. Unë mund ta imagjinoj të dielën duke më kritikuar përse nuk ka luajtur Marcus, edhe pse kjo nuk është për fajin tim, por sepse është i pezulluar. Kështu, ndoshta duhet t’u kujtoni kritikëve se ai është i pezulluar dhe nuk mund të luajë”.

Më shumë nga Premier League