Seria A

Genoa-Napoli, miqtë nuk dinë të humbasin në transfertë

Pa asnjë fitore të marrë kundër Napoli-t në kampionat në 2012-ën (3 barazime, 9 humbje), Genoa do të duhet të bëjë një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e kësaj të shtune nëse do të ketë një mundësi ta ndryshojë këtë ecuri.

Vendasit, në fakt, nuk kanë marrë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit (2 barazime, 3 humbje), duke pësuar 13 gola. Një paraqitje e keqe që ka fshirë fillimin e mirë të kampionatit (4 fitore, 2 humbje).

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Genoa mban vendin e 13-të në renditje, katë pikë larg zonës europiane dhe tetë larg rënies nga kategoria. Gjithsesi, forma e tyre në ndeshjet e luajtura në shtëpi ka qenë e mirë, me vetëm një humbje të pësuar në ndeshjet e këtij kampionati (3 fitore, 1 barazim, 1 humbje).

Napoli, nga ana tjetër, do të kërkojë të mbajë nën presion Juventus-in kryesues dhe t’i japin vazhdimësi ecurisë së tyre prej katër ndeshjesh pa pësuar humbje (3 fitore, 1 barazim).

Napoli, bashkë me Juventus, është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këtë kampionat (24) dhe nuk ka arritur të shënojë në vetëm një nga 11 ndeshjet e kampionatit të luajtura deri tani. Të dy humbjet e pësuara nga Napoli në këtë sezon kanë ardhur në transfertë (3 fitore, 2 humbje).

Gjithsesi, skuadra e Ancelotti ka një mesatare prej 3.4 golash për ndeshje në takimet e luajtura në transfertë. Gjithashtu, miqtë kanë pësuar vetëm 3 humbje në 37 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë (28 fitore, 6 barazime, 3 humbje).

Tetë nga 24 golat e shënuar nga Napoli në këtë kampionat kanë ardhur në 15 minutat e fundit të ndeshjeve, por Genoa ka pësuar vetëm një në këtë hark kohor në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Më shumë nga Seria A