Kategoria Superiore

Gent Muça “zbret me këmbë në tokë” krerët bardheblu

Mungesës së një oferte tunduese financiare nga ana e drejtuesve të skuadrës së tij të zemrës, Tiranës, beniamini i bardhebluve, mbrojtësi i avancuar që aktualisht ka lidhur një kontratë provizore me skuadrën e Kukësit, Gentian Muça më në fund dhe ndonëse me finesë e politikë, i është përgjigjur dje publikisht.

a

Gentian Muça, ka folur dje për të parën herë publikisht mbi atë që mund të jetë skuadra e tij për sezonin e ardhshëm

”Nuk e di çdo të ndodhë në të ardhmen, por unë shpresoj që dashuria e verës të vazhdojë”, ka qenë kjo deklarata e dhënë mbrëmë nga Muça për paketën “Super Sport”, pas humbjes që Kukësi pësoi në “Qemal Stafa” përballë malazezëve të Mlladost.

b

Aktualisht Muça është nën kontratë me skuadrën e Kukësit, por kjo kontratë shtrin efektet e saj vetëm për një periudhë provizore

Deklarata e Muçës nuk ka vonuar që të ndezë çdo alarm ndërgjegjësimi në kampin bardheblu, por jo vetëm. Të tunduar nga cilësitë e kualiteti i futbollistit, por njëherësh edhe nga pasiviteti i krerëve të 24 herë kampioënve, në lëvizje për të siguruar shërbimet e futbollistit janë vënë edhe skuadrat e tjera elitare të Superligës, veç Kukësit që për vetë rrethanat ka epërsinë.

c

Deri tani Muça ka zhvilluar tre ndeshje zyrtare me Kukësin në kompeticionin e Europa League

Përtej merkatos në tregun nacional, realisht mësohet se qëllimet e vërteta të vetë Muçës, si një nga futbollistët më cilësorë në rolin e tij natyral në Superligë, është eksperienca në kampionatet e huaja. Mbrojtësi 28 vjeçar vazhdon të jetë nën vëzhgimin e menaxherëve të huaj, pikërisht falë këtij aktivizimi në arenën ndërkombëtare me skuadrën e Kukësit.

d

Drejtori Sportiv i Tiranës, Devi Muka e konsideron Muçën jo vetëm një futbollist të Tiranës por njëherësh edhe një “Fanatics”

“Përsa i përket të ardhmes së Gentian Muçës, mund të them që është një lojtar i Tiranës. Unë të paktën, këtë mendoj. Kam folur edhe nga afër, duke qenë se e njoh personalisht. Ajo do të jetë një zgjedhje e tij. Klubi ka bërë edhe hapa përpara, si dhe duke qenë se Genti ka qenë edhe “Fanatics” dhe është një futbollist që e dashuron fanellën e Tiranës, ndaj nuk mendoj se do të zgjedhë klub tjetër përveç Tiranës”.

e

Ishte pikërisht presidenti Refik Halili, ai i cili fillimisht nëpërmjet kartës së tifozllëkut, ka kërkuar të bindë Muçën të rinovojë

“Muça është lojar i Tiranës. Ai është tifoz i bardhebluve dhe do të luante me ne edhe sikur të mos paguhej fare. Rikthimi i tij te Tirana pas këtij huazimi te Kukësi, është i sigurtë edhe më tepër për faktin se askund tjetër nuk mund të përfitojë aq sa paguhet këtu te ne”.

f

Ndryshe nga pjesa tjetër e merkatos së bërë nga drejtuesit bardheblu, Mucës nuk i është bërë një ofertë tunduese.

Dy deklaratat më mësipërme janë dhënë respektivisht nga drejtori sportiv i bardhebluve, Devi Muka dhe presidenti Refik Halili. Asnjëri prej tyre, për asnjë moment nuk kanë tentuar as publikisht dhe as konfidencialisht të tundojnë Muçën me një ofertë financiare, por vetëm duke luajtur kartën e “tifozit”.

[total-poll id=53515]

Më shumë nga Kategoria Superiore