MMA

Georges St-Pierre rikthehet në kafaz për një duel me Conor McGregor

Firas Zahabi, trajneri i kampionit kanadez të arteve marciale mikse Georges St-Pierre, ka bërë me dije sot se sportisti i tij është gati të rikthehet në kafaz në rast se UFC-ja i organizon një përballje të madhe me kampionin tjetër të këtij sporti, irlandezin Conor McGregor. Nuk është më një sekret që dy sportistët kanë dëshirë ta zhvillojnë këtë super-sfidë mes tyre, që do të gjenerojë milionë dollarë fitime, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe vetë protagonistët kohët e fundit. Duke folur për mediat amerikane, Zahabi u shpreh se kjo dëshirë e St-Pierre dhe McGregor (që i ka humbur të dy titujt pa dueluar) mund të bëhet shumë shpejt realitet.

Georges St-Pierre me titullin kampion bote

Bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të MMA-së, ikona dhe kampionë në UFC. Të gjithë e dëshirojnë një përballje të tillë dhe unë besoj se ajo do të ndodhë një ditë. Problem mbetet pesha, por besoj se Conor mund të ngjitet kollaj në peshën e mesme dhe të duelojë për titullin kampion të kesaj peshe. Nëse kjo përballje realizohet, ju garantoj se ajo do të jetë më e madhe se sfida e boksit Mayëeather-McGregor. Kjo do të jetë sfida më e madhe e sporteve luftarake, kjo është ëndrra ime, të organizoj këtë sfidë kampionësh”, tha zahabi. St-Pierre mori titullin e peshës së mesme nëntorin e kaluar, por e dorëzoi, pasi deklaroi se do të tërhiqej nga sporti.

Më shumë nga MMA