Futboll

Gëzdari: Kampionati i hapur, në Kupë avancon Skënderbeun e Tirana

Ky kampionat nuk është më i bukuri por është ndër më të fortët në vitet e fundit me tre skuadra që luftojnë dhëmbë për dhëmbë për tu shpallur kampione. Partizani kishte një mundësi të shkëlqyer për të qëndruar në krye, por u ndal nga Vllaznia në Shkodër (1-1) dhe për rrjedh zbrit në vend të dytë pas suksesit të Kukësit 2-0 ndaj Teutës në Durrës. I treti vjen Skënderbeu që në letër kishte një ndeshje të letë ndaj Korabit dhe ashtu rezultoi, 3-0 fituan bardhekuqtë. Edmond Gëzdari në analizën për “Telesport” fillimisht ndalet te të kuqtë, sipas tij të besuarit e Sulejman Starovës morën atë që dhanë në fushë.

 

Vllaznia në dy ndeshjet e fundit ka treguar një nivel të lartë dhe Gëzdari e vlerëson ekipin e Cungut, por theksoi se shkodranët nuk luajnë me të njëjtin intensitet edhe kundër Skënderbeut. Lidhur me Kupën e Shqipërisë, ish-sulmuesi mendon se Skënderbeu dhe Tirana do të avancojnë më tej ndonëse e pranon se bardheblutë e kanë tepër të veshtirë. (Për më tepër ndiqni kronikën).

Më shumë nga Futboll