La Liga

Gëzon Argjentina, FIFA heq pezullimin ndaj Messit

FIFA ka lëshuar një deklaratë të premten, ku ka njoftuar heqjen e pezullimit 4 javor ndaj Leo Messit për protestat e tij gjatë ndeshjes së Argjentinës kundër Kilit.

FIFA ka lëshuar një deklaratë të premten, ku ka njoftuar heqjen e pezullimit 4 javor ndaj Leo Messit për protestat e tij gjatë ndeshjes së Argjentinës kundër Kilit. Ylli i Barcelonës e ka vuajtur një ndeshje pezullim dhe tani është çliruar nga të tilla kushtëzime, duke qenë gati për kombëtaren e vendit të tij. Kjo është deklarata e FIFA-s, e ditës së sotme: “Komisioni i Apelit i FIFA-s ka pranuar ankesën e bërë nga Federata Argjentinase e Futbollit në emër të lojtarit Lionel Messi për të apeluar vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s. Si pasojë, janë hequr sanksionet ndaj Messit.

Pas seancës dëgjimore të mbajtur në Cyrih, më 4 maj, Komisioni i Apelit ka hedhur poshtë vendimin e lëshuar nga Komisioni Disiplinor, më 28 mars 2017, me të cilin Lionel Messi u deklarua fajtor për shkelje të nenit 57 të CDF, sepse ka shqiptuar fjalë ofenduese kundër asistentgjyqtarit. Komisioni i Apelit e konsideroi sjelljen e Lionel Messit në këtë incident, por provat në dispozicion ishin të pamjaftueshme për të provuar akuzën përkatëse ndaj tij, për shkelje të rënda ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në këtë drejtim, Komisioni i Apelit kujton se respekti për zyrtarët e ndeshjes është thelbësor dhe duhet të jetë një konstante në futboll, kështu që çdo qëndrim në kundërshtim me parimin në fjalë do të ndëshkohet.”

Më shumë nga La Liga