• Ghoulam nuk do të jetë aspak i lehtë për Realin

    Publikuar: 18 Mar 7:10

    Real Madrid e ka të qartë se duhet të blejë një mbrojtës të majtë dhe kandidati kryesor deri tani është Faouzi Ghoulam, shok skuadre me Elseid Hysajn te Napoli. Problemi, megjithatë, është se për algjerianin ka disa skuadra të interesuara, si PSG-ja dhe Chelsea. Kështu, sipas asaj që njofton “Calciomercato”, Antonio Conte është gati t’i shkojë deri në fund garës për lojtarin, të cilin e njeh nga periudha kur punonte në Serie A tek Juventus.

    Ndërkohë, Unai Emery e do Ghoulam-in për t’i shtuar konkurrencën mbrojtësit Larvyn Kurzawa, meqë Maxwell nuk do të luajë më në Paris duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Tekniku spanjoll e ka ndjekur që nga koha kur punonte te Sevilla. E gjitha kjo do të thotë se Real Madrid duhet të konkurrojë me këto klube dhe gjithashtu me Napolin, presidenti i të cilit, Aurelio Di Laurentiis, nuk njihet si negociator i lehtë.


    Lexo postimet e tjera