Futboll

Gianluigi Donnarumma drejt Premier League falë CR7?

Gianluigi Donnarumma drejt Premier League falë CR7?

MANCHESTER UNITED mund të hyjë në garë për djaloshin rebel të Milan-it Gianluigi Donnarumma, nëse David De Gea shkon te Real Madrid-i. Sipas “The Sun” Djajtë e Kuq janë gati t’i bëjnë një ofertë Cristiano Ronaldo-s pasi ndërkombëtari portugez ka thënë se dëshiron të largohet nga Spanja pas akuzave për evazion fiskal.

David De Gea could be on his way to Real Madrid if Cristiano Ronaldo moves to Manchester United

Sipas Calciomercato.com kjo ofertë mund të përfshijë portierin De Gea që mund të shkojë te gjigantët spanjollë me Ronaldo-n dhe Alvaro Morata-n në drejtimin e kundërt. Në këtë pikë United do të hyjë në merkato për një tjetër portier duke garuar me Real Madrid-in që gjithashtu vëzhgon Donnarumma-n.

Man Utd, Chelsea, PSG and Bayern Munich are all interestred in the 32-year-old

Raportimet sugjerojnë se drejtuesit e United që tani po interesohen për 18-vjeçarin. Nga ana tjetër duket se Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij Jorge Mendes “të bëjë gjithçka” për të mundësuar transferimin e tij në “Old Trafford”, një lëvizje e cila mund të shohë Donnarumma-n gjithashtu në Mançester.

Gianluigi Donnarumma had fake cash thrown at him by some Italy fans

Gigio Donnarumma ishte në një situatë absurde gjatë debutimit të tij në Kampionatin Europian U-21, kundër Danimarkës. Një grup i tifozëve të Milanit, pas golit bëri gjithçka për ta shqetësuar. Tifozët treguan një flamur fyes (“Dollarumma”), ndërsa bërtisnin në të gjitha kontaktet e portierit me topin, për të përfunduar me hedhjen dhjetëra dollarëve false në fushë, në zonën e portës së Donnarumma.

Calciomercato, Raiola accusa il Milan: «Ambiente ostile e violento, mobbing su Donnarumma»

Agjenti i Donnarumma-s, Mino Raiola ka thyer heshtjen duke deklaruar se ai dhe klienti i tij janë kërcënuar me vdekje nga tifozët e Milan-it. “Situata u bë shumë e dhunshme dhe armiqësore, ndaj nuk kishte zgjidhje tjetër. Ne morën një vendim të cilin nuk donim ta merrnim. Nuk kishte të bënte aspak me paratë. Na kanë kërcënuar. Familja e Donnarumma-s është kërcënuar me vdekje. Nuk mund ta mbash një lojtar në skuadër me kërcënime. Tani ekziston rreziku që ai të mbesë një vit pa luajtur. Ai ishte gati të firmoste kontratën e re, nuk kishte asnjë dyshim në mendje. Ata na detyruan të braktisnim bisedimet, sepse ambienti që u krijua rreth tij ishte shumë i keq. Marr të gjitha përgjegjësitë. Ata na detyruan. Ishte milani që e humbi Donnarumma-n”, ka sqaruar Mino Raiola.

Më shumë nga Futboll