Futboll

Gigi Buffon: Endrra ime është Kupa e Botës

Gigi Buffon: Endrra ime është Kupa e Botës

Pasi siguroi një vend në “play off” për kampionatin e ardhshëm botëror në Rusi, Gigi Buffon vazhdon ëndrrën për të luajtur në Kupën e Botës numër gjashtë në karrierën e tij, si askush tjetër në të kaluarën e futbollit. “Duhet ende ta arrijmë këtë objektiv, por kur përfaqëson Italinë do të luash gjithmonë për të fituar trofeun, – tha portierin që u shpall kampion bote në vitin 2006. – Endrra që mund të fitojë një tjetër botëror vazhdoj të jetë e fortë brenda meje.”

Buffon, kapiten dhe lider i kombëtares në Ventura, nuk i vë vetes kufij: “Në të gjitha kompeticionet ku marr pjesë, ëndërroj të shpallem kampion. Eshtë njerëzore që të ndodhë diçka e tillë, pavarësisht nga veprimtaria.”

Ndërkohë, pasardhësi i tij është gati, Gigio Donnarumma është emri i përzgjedhur nga vetë portieri i Juventus dhe Italisë. “Mendoj se për momentin, duke parë moshën dhe mundësinë e përmirësimit të mëtejshëm, është pikërisht ai portieri që do të ndjekë gjurmët e mia. Eshtë normale që të ketë shumë kuriozitet për dhe fjalët e mira janë të merituara sepse ai ka aftësi të jashtëzakonshme. Në përgjithësi më pëlqen kur shoh një portier me nivel. Përpiqem të mësoj prej tij.”

Italia, Buffon: "Sogno di vincere il Mondiale"

Duke folur për futbollistët më të mirë me të cilët është përballur, Buffon tha: “Ronaldo braziliani, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zidane janë katër futbollistët që do të luanin në çdo skuadër të botës, në çdo moment. Më pas më pëlqen të flasë për kampionët me të cilët kam luajtur. Te Juvja kam pasur fatin të punoj me mbrojtës fantastik si Thuram, Cannavaro, Chiellini, Barzagli, Bonucci, Rugani dhe Ferrara. Të tjerët që i kam simpatizuar janë italianë si Pirlo, Maldini, Del Piero, Roberto Baggio dhe Totti.”

Më shumë nga Futboll