Futboll

Gigi Buffon zbulon 3 stadiumet e preferuara

Portieri Ganluigi Buffon ka përmendur tre stadiumet e preferuara. Bufon, i cili tashmë është te PSG, ka shijuar një karrierë mbresëlënëse gjatë së cilës ka luajtur kudo në Europë, teksa ka veshur fanellën e Juve-s për 17 vite.

Gjatë një interviste me tifozët në Instagram, njëri prej tyre e pyeti për stadiumet e preferuara.

Buffon ka përmendur tre, Anfield, Ibrox dhe Sukru Saracoglu. “Ka shumë prej tyre,” shprehet ai.

“Padyshim Anfield në Liverpool, ishte një nga stadiumet e pakët, bashkë me Rangers në Glasgow dhe Fenerbahce të Stambollit, ku kisha probleme me përqendrimin në 15-20 minutat e para.”

Buffon ishte spektator gjatë vizitës së PSG në Anfield, por ka luajtur më 2005-ën me Juve-n. Ndërkohë ai ka luajtur dy herë në Ibrox kur ishte te Parma.

Më shumë nga Futboll