• Gilman Lika: Luftojmë për vendin e 4-t, në Gjirokastër shkojmë për fitore

    Publikuar: 18 Mar 7:15

    Sipas të gjitha gjashave, një titullar i sigurtë në transfertën e vështirë ndaj Luftëtarit, sidomos me mungesën e Takut të pezulluar nga klubi, shkodrani i bardhebluve, Gilman Lika ka deklaruar se Tirana shkon në Gjirokastër për fitore. Trifumfi i 24 herë kampionëve në Gjirokastër do të shënonte disfatën e parë të Luftëtarit në shtëpi, sikurse dhe do të përmbyseshin vendet mes tyre, me bardheblutë që do të riktheheshin në vend të katërt. “Ndeshja e rradhës me Luftëtarin është shumë e rëndësishme për ne dhe për objektivat tona. Do të shkojmë atje për të marrë maksimumin e pikëve. Është e vërtetë që është kundërshtar direkt për vendin e katërt. Kemi mungesa por forca e kësaj skuadre është tek grupi, pavarësisht vështirësisë së ndeshjes. Shpresojmë që të jemi ne ata që do t’i shkaktojmë humbjen e parë Luftëtarit dhe të marrim vendin e katërt, pasi për të po luftojmë”, u shpreh ndër të tjera futbollisti i Tiranës.
    Rezultate imazhesh për gilman lika tirana

    “Përsa i përket strategjisë për këtë ndeshje, është një gjë që i takon trajnerit dhe jo ne lojtarëve. Kemi disa ndeshje pa fituar dhe ka patur një ndikim në anën psikologjike por shpresojmë ta kalojmë këtë ngërç. Pozicioni im në fushë? Luaj kudo që do të më kërkojë trajneri. 
    Përsa i përket tifozëve të munguar në stadium, është e vështirë të motivohesh pa tifoza në stadium. Unë nuk kam patur asnjë problem me tifozat, pavarësisht atij debati që unë pata me 2-3 persona”
    , deklaroi Gilman Lika, sikurse citon vetë faqja zyrtare e klubit bardheblu.


    Lexo postimet e tjera