Futboll

Gilman Lika: “Vllaznia nuk është për të rënë nga kategoria”

I rikthyer te Vllaznia, mbi Gilman Likën ka rënë përgjegjësia e rëndë për të marrë në duar lidershipin e kësaj skuadre, si veterani i kuqebluve. Pikërisht këtë gjë ka bërë këtë të dielë Lika, i cili ishte padyshim protagonisti kryesor i shkodranëve, te të dy golat në fitoren 2-1 ndaj Luftëtarit, rival direkt në klasifikim. Sipas Likës, Vllaznia nuk është për mbijetesë, pavarësisht pozitave të vështira në të cilat është endur në këtë pjesë të parë të sezonit.

“Ekipi sot nuk krijoi raste, pavarësisht se e dominuam ndeshjen. Ky ekip nuk është për të rënë nga kategoria dhe këtë e kam thënë edhe kohë më parë, kur ndodheshim në momente të vështira. Me kalimin e kohës dhe të ndeshjeve do të përmirësohemi akoma më shumë. Personalisht kam besim se pavarësisht pozicionit që kemi në renditje, nuk jemi për mbijetesë. Kemi në kontigjent kualitete që shumë ekipe të tjera nuk i kanë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi çdo ndeshje është e vështirë. E rëndësishme është të bëhen golat, pasi deri tani kemi çaluar shumë në finalizimim e aksioneve”, deklaroi ndër të tjerat Gilman Lika.

Më shumë nga Futboll