NBA

Ginobili i pavdekshëm, vendos rekord në NBA në moshën 40-vjeçare

Koha duket sikur ka ndalur për basketbollin 40-vjeçar të skuadrës së San Antonio Spurs, Manu Ginobili, që sot ka vendosur një rekord të ri në NBA. Ai bëhet basketbollisti i parë i kësaj moshe që realizon në dy takime radhazi në NBA mbi 20 pikë, duke i nisur të dyja takimet nga stoli.

Në takimin e sotëm, ku skuadra e Spurs u mund 111-110 nga Portland, basketbollisti argjentinas realizoi 26 pikë në 27 minuta lojë (18 prej të cilave nga distanca). Askush më parë në NBA, në moshën 40-vjeçare, nuk kishte realizuar mbi 20 pikë në dy takime radhazi, duke i nisur ato nga stoli.

Basketbollin i skuadrës së San Antonio Spurs, Manu Ginobili

Më shumë nga NBA