Futboll

Girona debuton në La Liga duke pritur Atletico Madridin

Girona debuton në La Liga duke pritur Atletico Madridin

Atletico Madrid do të nisë një fushatë të re në La Liga, teksa do të shkojë në “Estadio Municipal de Montilivi”, ku e pret Girona e ardhur nga kategoria e dytë, këtë të shtunë. Vendasit e kanë moralin në qiellin e shtatë, pasi në ndeshjen e fundit miqësore, ditën e martë, fituan 1-0 ndaj Manchester City. Kjo do të jetë ndeshja e parë mes Girona dhe Atletico në historinë e të dyja skuadrave.

Image result for girona 2017/2018

Girona – Një atmosferë me të vërtetë e zjarrtë pritet në “Estadio Municipal de Montilivi”, ku Girona do të luajë ndeshjen e saj të parë në historinë e La Liga. Skuadra e udhëhequr nga Pablo Machin shihet në letër si e sigurt për rënien nga kategoria megjithatë janë shtuar shpresat në sulm pasi Christian Stuani u morr nga Middlesbroug për t’u bashkuar me Kayode dhe Moreno. Mbrojtja duket arma më e fortë e ekipit të Machin, pasi nuk kanë pësuar asnjë gol në dy ndeshje.

Image result for atletico madrid 2017/2018

Atletico – Atletico, e penguar edhe nga “embargo” e FIFA-s në merkato, nuk e ka ndryshuar shumë skuadrën në dy sezonet e fundit, por Simeone shpreson të ketë krijuar sërish një ekip në gjendje për të dueluar me Barcelonën dhe Real Madrid, për titullin kampion. Trajneri karizmatik nga Argjentina ka qenë në përgjithësi i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat gjatë verës pasi “Los Colchoneros” kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e luajtura.

Më shumë nga Futboll