• Giroud kopjon Mkhitaryan dhe udhëheq Arsenal drejt fitores kundër Palace

    Publikuar: 1 Jan 6:53

    Arsenal ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër një kundërshtari delikat si Crystal Palace. Djemtë e Arsene Wenger ishin gjatë gjithë kohës superiorë duke shënuar nga një gol për pjesë, me Giroud në të parën dhe Iwobi në të dytën. Me këtë fitore Topçinjtë ngjiten në vendin e tretë të renditjes duke kaluar kështu sipër Manchester City. Ndërsa ekipi i Sam Allardyce është një pozicion sipër një vendi që bie nga kategoria dhe ka shumë punë për të bërë drejt qëndrimit në Premier League.

    Pjesa I

    Arsenal merr kontrollin e ndeshjes menjëherë në dorë me Alexis Sanchez që sot luan si fantazist në mungesën e Mesut Ozil. Pas disa tentative që vunë në alarm mbrojtjen mike, vjen edhe goli i avantazhit në minutën e 17’ kur Arsenal nis një kundërsulm të shpejtë me Sanchez nga e majta i cili fut një top të bukur në zonë për Giroud i cili kopjon Mkhitaryan e United për të shënuar një gol të mrekullueshëm me thembër. Vendasit vazhdojnë të dominojnë dhe shpërdorojnë disa mundësi të tjera për të dyfishuar rezultatin, sidomos me Sanchez i cili në sekondat e fundit të pjesës së parë gjendet i vetëm me portierin por goditja e tij nuk është e saktë dhe gardiani i portës së Palace arrin ta devijojë topin.

    Pjesa II

    Ndesha vijon aty ku u la përgjysmë edhe pasi ekipet dalin nga dhomat e zhveshjes. Arsenal luan mirë me topin duke i lënë shumë pak mundësi kundërshtarit të krijojë aksione kërcënuese në portën e ruajtur nga Cech. Arsenal luan mirë duke rrezikuar disa herë derisa gjen golin për herë të dytë me anë të Iwobi në minutën e 56’. Mesfushori i Arsenal ndodhet në zonë kur vjen një top i devijuar dhe e godet me kokë duke mundur portierin dhe mbrojtësin që ndodhej në vijën fatale. Arsenal me siguri që nëse vazhdon këtë ritëm të lojës nuk mund ta humbasë këtë ndeshje. Palace ka një reagim pas golit të dytë duke rrezikuar vendasit me anë të disa goditjeve standarde radhazi por Cech mohon çdo tentativë me siguri.

    Standings provided by Sofascore LiveScore


    Lexo postimet e tjera