RUSI 2018

Giroud: Krahasimet me atë më bëjnë më të fortë

Olivier Giroud mendon se krahasimi i përhershëm që i bëjnë me Karim Benzema e kanë bërë lojtar më të mirë.

Benzema dhe Giroud ishin rivalë për vendin e titullarit përpara se ylli i Real Madrid të përfshihej në një skandal seksual me kolegun Valbuena.

Tifozët francezë dhe gazetarët kanë dyshimet e tyre për vendin e titullarit të Giroud, por lojtari i Chelsea-t nuk ka probleme me këto deklarata.

“Çdo gjë është mirë, por patjetër, kjo histori më ka ndjekur gjatë gjithë karrierës,” shprehet ai.

“Mesa duket qenka e shkruar për mua. E përdor këtë gjë për t’u bërë më i fortë.

“Fjalët negative më kanë motivuar për t’u rritur si njeri dhe si lojtar. Nëse sot jam i fortë mendërisht është pasi i kam përjetuar gjithë këto gjëra.

“Puna ime është të ndihmoj ekipin të arrijë objektivin. Shpresoj që të shënoj shumë gola në të ardhmen për këtë. Do ta shijoja.”

Më shumë nga RUSI 2018