Connect with us

Futboll

Giroud nxit Wenger të qëndrojë te Arsenal

Sulmuesi i Arsenal Olivier Giroud shpreson që Arsene Weger të qëndrojë në “Emirates” edhe pas sezonit aktual. Kontrata e trajnerit francez pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të bie dakord për një kontratë të re

Sulmuesi i Arsenal Olivier Giroud shpreson që Arsene Weger të qëndrojë në “Emirates” edhe pas sezonit aktual. Kontrata e trajnerit francez pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të bie dakord për një kontratë të re. Shumë tifozë kanë kërkuar largimin e 67-vjeçarit nga posti i trajnerit pas një tjetër sezoni zhgënjyes, por trajneri i West Brom Tony Pulis ka pretenduar se Wenger ka si qëllim të qëndrojë te Topçinjtë.

Image result for olivier giroud wenger

Edhe Giroud ka folur rreth së ardhmes së bashkëkombësit të tij, duke shpresuar se Wenger do të rinovojë me Arsenal. “Ne duam që Arsene të nënshkruajë një kontratë të re,” shprehet sulmuesi për InfoSport Plus. “Ne duam të vazhdojmë aventurën tonë me të pasi të gjithë e mbështesim. Ne shpresojmë të fitojmë FA Cup këtë sezon dhe të kualifikohemi në Champions League.” Wenger zbuloi të dielën se kishte vendosur për të ardhmen e tij, por akoma pritet që ai ta bëjë të ditur vendimin e tij.

[interaction id=”58d046aa5f0c12724435f010″]

Më shumë nga Futboll