Europa League

Giroud zhbllokohet pas 794 minutave dhe i jep Chelsea-t fitoren ndaj BATE

Chelsea ka mposhtur 1-0 BATE Borisov duke siguruar kreun e grupit L. Skuadra e Sarri-t ka vuajtur jo pak ndaj bjellorusëve në kushte të vështira, por në fund kanë dalë fitimtarë falë golit të Giroud.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

BATE e nisi mirë ndeshjen dhe rrezikoi portën e Chelsea-t që në minutën e 13’. Dimitri Baga lëshon një goditje të fuqishme në hyrje të zonës por fati nuk është me të teksa topi përplaset me shtyllën. Do të kishte qenë një gol spektakolar. Blutë e kanë shumë të vështirë të futen në ndeshje dhe kjo edhe për shkak të motit të ftohtë, me mjegullën që ka pushtuar stadiumin Borisov Arena.

Blutë zotërojnë ndeshjen për sa i përket mbajtjes së topit por tentativat e tyre janë të pasakta. Pas pushimit erdhi goli i avantazhit për miqtë nga Anglia. Emerson kroson një top të bukur nga e majta dhe gjen Olivier Giroud i cili me kokë dërgon topin në rrjetë. Një goditje fantastike e qendërsulmuesit francez, i cili edhe njëherë tjetër vërteton se kur vjen puna për goditjet me kokë është një nga më të mirët në botë. BATE mundohet të reagojë, por ishte sërish shtylla që i mohoi golin Nikolai Signevich. Gjithsesi Chelsea arriti të menaxhonte mirë rezultatin dhe kanë marrë një fitore të vështirë në Bjellorusi.

Ndërkohë Lazio ka fituar 2-1 ndaj Marseille dhe ka siguruar kualifikimin në fazën e nokautit të Europa League falë pritjes së Strakoshës në sekondat e fundit të takimit. Ishin Parolo dhe Correa ata që i dhanë fitoren ekipit të Inzaghit-t. Sevilla ka shpërdoruar një avantazh të dyfishtë ndaj Krasnodar, por një gol i minutave të fundit të Banega me penallti i ka dhënë fitoren 3-2 spanjollëve dhe kryesimin e grupit J.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Europa League