Kampionatet në Europë

“Mbappé është më profesional se Messi në moshën e tij”

Ish-futbollisti francez foli për numrin dhjetë azulgrana, duke e krahasuar atë me PSG-në, të sapoardhurin francez, Kylian Mbappé. Sulmuesi i ri ka ardhur në kryeqytetin francez në formë huazimi, me një opsion të detyrueshëm për ta blerë për shifrën astronomike të 180 milionë eurove. Giuly, që ka luajtur me Barcelonën, befason shumë me zgjedhjen e tij, teksa preferon Mbappé para Messit, të paktën kur argjentinasi ishte në moshën e francezit. Për “Le10Sport”, Giuly ka pohuar: “Messi? Ai debutoi në moshën 17-vjeçare. Kylian është i njëjtë, ka potencial të madh. Mbappé është më profesional se Messi në moshën e tij. Ai di më mirë se si të merret me trupin e tij. Leo kishte shumë shqetësime për çështjet e shëndetit gjatë zhvillimit të tij. Për atë ishte më i komplikuar. Kylian ka avantazhin e njohjes së tij dhe të rikuperimit të mirë.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë