MMA

Gjak dhe spektakël në eventin kryesor të UFC Norfolk midis Poirier dhe Pettis

Ishte duke u luajtur një nga ndeshjet më epike të vitit por duhej ndërprerë në raundin e tretë në mënyrë të papritur gjatë mbrëmjes së shtunë.

Anthony Pettis u dorëzua teksa Dustin Poirier po zhvendosej në një pozicion më dominues në raundin e tretë të eventit kryesor të UFC Norfolk.

Pettis duket se dëmtohet gjatë atij tranzicioni. Por nuk ishte e qartë se çfarë kishte ndodhur tamam.

“Ai ishte një njeri i thyer, nuk ishte vetëm një brinjë e thyer,” shprehet Poirier pas ndeshjes. “Por ky është mendimi im. Shpresoj që ai të jetë mirë. Por mendoj se ndeshja po i rrëshqiste nga duart pasi u ça në vetull dhe po e kuptonte që nuk më mundte dot.

Poirier fitoi dy raundet e para sipas gjyqtarëve. Ai çau kundërshtarin e tij me disa bërryla të frikshëm. Në Oktagon kishte gjak gjithandej. Edhe Pettis kishte momentet e tij të shkëlqimit, por ishte Poirier ai që dominoi.

Në raundin e dytë, Pettis ishte gjakosur aq keq sa duhet të ndërhynte arbitri në mënyrë që t’i pastrohej shikimi.

Më shumë nga MMA