Champions League

Gjak, djersë dhe lot… Ja si e komentojnë mediat eliminimin e Barcelonës

“Mirupafshim krenari”! “Mundo Deportivo” dhe katalanasja “Sport” i kanë hapur faqet e para të së enjtes me foto dhe kryelajme nga “KO” europian i Barcelonës kundër Juventusit. Ndoshta ata ishin të befasuar nga reagimi i “Camp Nou”, i cili shpërblente lojtarët katalanas me një ovacion në këmbë, në minutat e fundit, kur u pa se përmbysja ndaj kampionëve italianë ishte e pamundur. “Mundo Deportivo” thotë se “Luis Enrique nuk ishte në gjendje të bënte një gol në 180 minuta lojë kundër Juventusit”, ndërsa, gjithashtu, vë në dukje se “qëllimi tani duhet të jetë përqendrimi në La Liga, në “El Classico” e të dielës”.

Katalanasja “Sport”, ishte, gjithashtu, e butë me Barcelonën, teksa nënvizon se “Luis Enrique dhe të tijtë tentuan me të gjitha mënyrat, plot me zemër, për ta kapërcyer Juventusin, por ishin të paefektshëm dhe nuk kishin mundësi.” Duke shkruar për “realitetin e ashpër”, kjo gazetë e ilustron faqen e saj e parë me një foto të Messit, i çekuilibruar nga Pjanic, duke pranuar se “Barça nuk mund ta kapërcejë pengesën e Juventusit në çdo kohë”. “Mirupafshim Champions”, – thuhet në “El Periodico de Catalunya”, e cila flet për “gjak, djersë dhe lot”. “Udhëtimi Ëeekend me zemër më shumë se Barca lojës”

Më shumë nga Champions League