• Gjendet një zarf me pluhur të dyshimtë, Borussia Dortmund evakuon zyrat

    Publikuar: 15 Mar 8:10

    Borussia Dortmund është detyruar të evakuojë zyrat qendrore të mërkurën pasi morën një zarf të dyshimtë me pluhur të bardhë, që pas analizave doli të ishte sheqer në formë pluhuri. Shërbimet emergjente u thirrën në ndërtesën me vendndodhje në Rheinlanddamm pasi një sërë punonjësish të Dortmund kishin vënë re një substancë të bardhë, me kanalin e lajmeve Ruhn Nachrichten që raporton se 40 zjarrfikës u thirrën në vendngjarje. Testet u zhvilluan në një laborator të lëvizshëm, dhe rezultatet ishin qetësuese.

    Dortmund konfirmoi detajet e incidentit nëpërmjet faqes zyrtare të Facebook, duke shtuar se zyrat janë hapur normalisht një orë më pas dhe të gjithë punëtorët iu rikthyen punës. “Falënderime të mëdha shkojnë për zjarrfikësit e Dortmund!” shprehet klubi. “Ne morëm një zarf të dyshimtë me pluhur të bardhë. Për arsye sigurie, me evakuuam ndërtesën dhe tani jemi rikthyer në punë. Pluhuri u analizua në një laborator kimik dhe rezultatet dolën që ishte thjesht pluhur sheqeri.”


    Lexo postimet e tjera