Kampionati Shqiptar

Gjergji Muzaka, riaftësimi vazhdon në Greqi (video)

Gjergji Muzaka, mesfushori anësor i Tiranës, po e kryen fazën riaftësuese në Greqi. Ai shpreson të bëhet gati sa më shpejt për bardheblutë, që ta nisë në kohë fazën përgatitore dhe të jetë pikë referuese për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Gjergji Muzaka, mesfushori anësor i Tiranës, po e kryen fazën riaftësuese në Greqi. Ai shpreson të bëhet gati sa më shpejt për bardheblutë, që ta nisë në kohë fazën përgatitore dhe të jetë pikë referuese për objektivat e sezonit të ardhshëm. Prej disa ditësh, futbollisti i dalë nga akademia e Partizanit në kohën e presidentit Albert Xhani, ndodhet në Athinë duke kryer fazën riakuperuese pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fund të sezonit të shkuar. Lefteris Pavlidis është terapisti që po kujdeset për riaftësimin e Muzakës, i cili do jetë nën mbikqyrjen e tij deri në momentin që të jetë i gatshëm të rikthehet në fushën e lojës.

Muzaka 3

Foto: Muzaka dhe fizioterapisti grek gjatë një seance riaftësuese të mesfushorit bardheblu në Athinë

Muzaka po ndjek “menunë” rikuperuese në qendrën “Laertion”, ku do të kryhet çdo testim fizik përpara se ai të jetë i gatshëm të rikthehet në fushat e blerta. Fizioterapiati dhe doktori që e kanë operuar qëndrojnë vazhdimisht në kontakt me lojtarin e Tiranës për të mbikqyrur çdo etapë të rikuperimit, në mënyrë që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve.

Dëmtimi – Dëmtimi i kroçatit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Laç ka rezultuar fatal për mesfushorin bardheblu. Rezonanca e bërë ka sjellë përgjigjen nga Austria dhe mesfushori ka mësuar se ka këputur ligamentet. Pra, gjuri i tij kishte nevojë të operohej. Dëmtimi i kroçiatit e detyroi Muzakën ta mbyllte kampionatin pesë javë para fundit. Kjo ishte hera e parë që e pësonte këtë dëmtim. Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së parë të ndeshjes së dytë gjysmëfinale midis Laçit dhe Tiranës, pas një ndërhyrje të rëndë të kryer nga Olsi Teqja, çka detyroi lojtarin bardheblu të dilte me barrelë dhe të mos luante në pjesën e dytë.

Gjergj Muzaka gjate seancave te rehabilitimit ne Athine me mjekun Lefteris Pavlidis

Posted by Gjergj Muzaka on 2015-06-06

Gjergj Muzaka gjate seancave te rehabilitimit ne Athine me mjekun Lefteris Pavlidis

Posted by Gjergj Muzaka on 2015-06-06

Më shumë nga Kampionati Shqiptar