Connect with us

Bundesliga

Gjermani, “ushtria” e 2000 tifozëve i shpall luftë federatës

E kanë hapur sezonin me një skandal, e kanë mbyllur në të njëjtën mënyrë. Tifozët e Dynamo Dresda vazhdojnë të tronditin futbollin gjerman. Në fillimin e vitit, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Leipzig, kanë hedhur në fushë një kokë demi të prerë, tani kanë pushtuar Karlsruhen duke shkaktuar trazira në qytet. Të dielën, rreth 2000 tifozë ultras, të gjithë të veshur si ushtarë, disa me parulla “Football Army Dynamo Dresden”, kanë marshuar drejt stadiumit duke hedhu tymuese dhe bomba letre. Marshimi është udhëhequr nga goditja e daulleve, ndërsa reshti i parë mbante në dorë një parullë ku shkruhej: “Luftë DFB”-së. Dynamo, që sapo është ngjitur në kategorinë e dytë, ka luftuar për një kohë të gjatë për t’u ngjitur në Bundeslia. Tifozët e klubit konsiderohen prej vitesh si më të rrezikshmit e vendit.

Skualifikime dhe arrestime (dhe gjoba për klubin) nuk kanë mjaftuar, përkundrazi. Në ndeshjen e luajtur të dielën në Karlsruhe, kanë mbetur të plagosur 15 policë dhe 21 përgjegjës të sigurisë të stadiumit. DFB, federata gjermane, ka reaguar menjëherë: “Do të merremi me këtë çështje dhe do të kërkojmë të arrijmë një përfundim korrekt”. Për më tepër, i kanë dërguar një letër Dynamo-s, ku i kanë kërkuar klubit të mbajë qëndrim. Sipas “Die Welt”, përgjegjësit e klubit akoma nuk e dinë arsyen e manifestimit. Në Frankfurt, ku ndodhen zyrat e DFB-së, po e vlerësojnë situatën si një deklaratë lufte kundrejt tyre. E kanë hapur sezonin me një skandal, e kanë mbyllur në të njëjtën mënyrë.

Më shumë nga Bundesliga