Connect with us

AUTO

Gjermania, kundër makinave me naftë dhe benzinë

“Të ndalohen shitjet e makinave me naftë dhe benzinë!” Kjo është kërkesa që politikanët e Gjermanisë u kanë bërë qeverisë gjermane dhe atyre të shteteve pjesëmarrëse në Bashkimin Evropian. Natyrshëm, kjo fillimisht ngjan ironike, pasi qenë pikërisht gjermanët ata të cilët shpikën motorët e naftës dhe të benzinës, kurse tani duan të jenë vetë ata “zhdukësit” e tyre. Kështu, qeveritarët e lartë gjermanë duan që prodhuesit e makinave të fillojnë të prodhojnë makina të fuqizuara me bateri ose hidrogjen, në mënyrë që deri në vitin 2030 Gjermania dhe vendet e tjera në BE të mos prodhojnë më makina që ndotin ambientin.

volkwagen-mashtrimi-makinat-1

Tymi i naftës është shumë herë më i dëmshëm për shëndetin se ai i benzinës, duke shkaktuar kancer, sëmundje zemre dhe pengesa në zhvillimin normal të fëmijëve

Duket se një nga shkaqet kryesore për këtë thirrje ka qënë skandali i “Volkswagen”-it me makinat me naftë para një viti, të cilat përdornin “software” që anashkalonte testimet e ndotjeve nga nafta e djegur. Makinat që do të prodhohen nga sot deri në 2030-n do të vazhdojnë të jenë në rrugë, por modelet e reja priten që të jenë të fuqizuara me anë të një baterie ose me hidrogjen. Këshilli Federal Gjerman gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të BE-së të rishikojnë ligjet e taksimit për të shtyrë njerëzit të blejnë makina elektrike.

 

Më shumë nga AUTO