RUSI 2018

Gjermania, misioni i pamundur dhe rreziku për t’u eliminuar në grupe

Asnjë fitues i Kupës së Bptës nuk ka arritur ta mbrojë titullin. Hera e fundit që kjo ka ndodhur ka qenë në 1962-in, kur Brazili fitoi Kupën e Botës pas triumfit të 1958-ës. Për më tepër, tre nga katër kampionët e fundit në fuqi janë eliminuar në fazën me grupe.

Ja çfarë ka ndodhur me kampionët në fuqi që nga Botërori 1966.

1966 – Brazili
Me Pele në radhët e tyre dhe dy triumfe në dy Kupa e Botës të mëparshme, Brazili ka qenë skuadra favorite për të fituar në Angli. Por ylli i tyre ka qenë i dëmtuar në ndeshjen hapëse të fituar 2-0 kundër Bullgarisë dhe ata nuk kanë arritur të kalojnë grupin pas humbjeve të pësuara kundër Hungarisë dhe Portugalisë së Eusebios.

1970 – Anglia
Anglia është përballur me Gjermaninë Perëndimore në çerekfinale, që ka qenë një përsëritje e finales së luajtur katër vite më parë. “Tre Luanët” kanë qenë favoritë për të shkuar më tej dhe kanë kaluar në avantazh 2-0 para se Gjermania të fitonte 3-2 në kohën shtesë.

1974 – Brazili
Pa Pele në përbërje, Brazil arriti ta kalonte fazën me grupe me vështirësi. Në raundin e dytë, që ishte gjithashtu një fazë me grupe të përbërë nga katër skuadra, atyre u është mohuar finalja pas humbjes 2-0 të pësuar kundër Holandës.

1978 – Gjermania Perëndimore
Gjermania Perëndimore doli e dyta në grup mbrapa Polonisë dhe nuk arritur të marrë asnjë fitore në ndeshjet e raundit të dytë, kundër Holandës, Italisë dhe Austrisë. Humbja 3-2 e pësuar kundër Austrisë mbahet akoma mend sot nga komshinjtë e tyre.

1982 – Argjentina
Në debutimin e Diego Maradona-s në Kupën e Botës, Argjentina ka zëvënë vendin e dytë mbrapa Belgjikës në fazën e parë më grupe para se të mundej nga Italia dhe Brazili në raundin e dytë.

1986 – Italia
Italia ka arritur të kualifikohet mrekullisht nga grupet pas barazimeve 1-1 kundër Bullgarisë dhe Argjentinës, dhe humbjes 3-2 kundër Republikës së Koresë. Ata u eliminuan në raundin pasardhës nga Franca, që fitoi 2-0.

1990 – Argjentina
Katër vite më parë, Diego Maradona ishte i rrethuar nga një skuadër e fortë, të cilën ka arritur ta udhëheqë drejt titullit. gjithsesi, në Itali 1990, ai ishte i vetmi yll i Argjentinës, që arriti të siguronte një vend në finale pas betejave të fituara kundër Brazilit në 1/16-at dhe Italisë në gjysmëfinale. Gjermania fitoi 1-0 në finale.

1994 – Gjermania
Shumë vite më vonë, trajneri i asaj kombëtareje, Berti Vogst, ka zbuluar se Gjermania e USA 1994 “nuk ishte një skuadër e vërtetë”. Pas një fitoreje të vuajtur 3-2 kundër Belgjikës në 1/16, kampionët në fuqi u mundën 2-1 nga Bullgaria në çerekfinale.

1998 – Brazili
Para fillimi të kampionatit, shumë tifozë neutralë shpresonin që Franca të përballej me Brazilin në finale dhe dëshira e tyre u plotësua. “Fenomeni” Ronaldo ka qenë hija e vetvetes pas problemeve shëndetësore që pati para finales dhe Franca fitoi bindshëm 3-0.

2002 – Franca
Është e vështirë të imagjinohet një mbrojtje më e keqe e titullit se ajo e Francës në 2002-in. Pas humbjes 1-0 me Senegaln dhe barazimit 0-0 me Uruguain, kampionët e botës u mundën 2-0 ndaj Danimarkës, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit dhe pa shënuar asnjë gol të vetëm.

2006 – Brazili
Kampionët në fuqi kanë luajtur mirë deri në çerekfinale, ku janë përballur me Francën. Një goditje dënimi e Zinedine Zidane u transformua në gol nga Thierry Henry, që i dha fund ëndrrës së Brazilit për të fituar titullin numër 6.

2010 – Italia
Gjithçka mund të pritet nga Italia në çdo moment, siç tregon edhe humbja e pësuar në 1966-ën kundër Koresë. Kështu ka ndodhur edhe në Afrikën e Jugut, me kampionët në fuqi që janë eliminuar nga grupet pas barazimeve 1-1 kundër Paraguait dhe Zelandës së Re, të shoqëruar nga një humbje 3-2 kundër Sllovakisë.

2014 – Spanja
Për herën e tretë në katër kampionatet e fundit, kampionët në fuqi janë eliminuar në fazën me grupe. Aventura e “La Roja”-s në Brazil ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mundur 5-1 nga Holanda pasi ata kishin kaluar në avantazh 1-0. Më pas ka ardhur humbja 2-0 ndaj Kilit dhe fitorja 3-0 kundër Australisë në ndeshjen e fundit të grupit, por që nuk ka mjaftuar.

2018 – Gjermania
A e pret një fat i ngjashëm edhe kombëtaren e Joachim Loë apo ta do të arrijnë të sigurojnë titullin e pestë si kampionë të botës? Vetëm koha do ta thotë…

Më shumë nga RUSI 2018