Futboll

Gjermania i tregon Wenger-it se ku duhet të luajë Özil

Gjermania i tregon Wenger-it se ku duhet të luajë Özil

Një analizë e gjatë e sajtit “Goal.com” mund të jetë një mësim i mirë për kritikët e mesfushorit Mesut Özil, por edhe për trajnerin Arsene Wenger. Gjermani së fundmi ka qenë pre e “sulmeve” në medie për performancat me Arsenalin, në një kohë kur, në fakt, skuadra londineze ka probleme pafund dhe shkëlqimi nuk i mungon veç atij.

Ndeshjet e trekuartistit me kombëtaren tregojnë se Wenger gabon shumë me pozicionin dhe detyrat që cakton për 28-vjeçarin. Ky i fundit është artist në futboll dhe i duhet liri.

Çfarë ndodh tek Arsenali? E thjeshtë: Özil mbingarkohet. Ai po bën praktikisht thuajse atë që po bën edhe Lionel Messi te Barcelona. Nga roli ofensiv, gjermani po kthehet në difensiv. Atë e detyrojnë të kthehet shumë mbrapa për të marrë topin, sikur të ishte mesfushor “shkatërrues”. Wenger ose duhet të bëjë merkato mesfushorësh, ose duhet të kënaqet me ata që ka dhe t’i lërë të luajnë, ose duhet ta shesë kampionin e botës.

Özil te Gjermania bën fiks punën e tij, atë të trekuartistit. Ai jep pasimin e fundit, është truri i skuadrës, furnizohet me topa dhe ndihmon sulmuesit. Pra, thuajse çdo aksion kalon në këmbët e tij dhe ndihmohet shumë nga dyshja pas tij, zakonisht Kroos-Khedira.

Duke marrë parasysh vlerën që gjermani ka, ndoshta Wenger duhet të rimendojë formacionin e Arsenalit dhe Özil të ndihet mbret në zonën e tij dhe jo sikur fund hundët kudo, kur dihet se nuk është një “kafshë” në aspektin fizik.

 

Më shumë nga Futboll