Futboll

Gjermania, vjen një tjetër lamtumirë pas asaj të Ozil

Mario Gomez i është bashkuar Mesut Ozil-it dhe ka lajmëruar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Gjermanisë. Ndryshe nga bashkëkombësi i tij, sulmuesi 33-vjeçar ka thënë lamtumirë pa polemika pasi ka realizuar ëndrrën e fëmijërisë së tij.

Gomez ka luajture në Botërorin e 2010-ës, por një dëmtim nuk e ka lejuar atë të grumbullohet në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania fitoi titullin.

“Kam takuar shumë njerëz me të cilët do të jem gjithmonë i lidhur. Tani është momenti që t’i hap rrugën të rinjve dhe t’i jap atyre mundësinë të realizojnë ëndrrën e tyre”, ka shkruar Gomez në profilin e tij në Facebook.

Më shumë nga Futboll