Champions League

Gjici: E kalojmë Sheriffi-n, akademi dhe stadium të ri për Kukësin

Kukësi vijon me përgatitjet në Austri nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka për pjesëmarrjen në turin e dytë të Champions League. Presidenti i kampionëve, Safet Gjici duke pranuar se fushata për zgjedhjet parlamentare i ka ngrën goxha kohë gjatë një interviste për “Super Sport” deklaroi se është në dije të afrimeve që zyrtarët e klubit kanë bërë në merkato.

“Sheriff-i, është një ekip i fortë, me investitorë shumë të fuqishëm, por ne kemi treguar se kemi kaluar ekipe më të forta”.

“Të them të drejtën, ngaqë kemi qenë të angazhuar edhe në fushatë, por edhe pse ishim në fushatë, isha në kontakte me menaxherin e klubit për disa afrime që ta forconin ekipin në disa reparte që stafi teknik i kërkonte. Jam në dijeni të disa afrimeve të mira, natyrisht presim edhe disa të tjera, por mendoj se ekipi deri diku është kompletuar, për të përballuar një ekip si Sheriff Tiraspol-it, që është një ekip i organizuar mirë, me investitorë shumë të fuqishëm, por ne kemi treguar se kemi kaluar ekipe më të forta. Besoj shumë se ekipi do të japë rezultat maksimal, rezultat pozitiv dhe objektivi ynë është të kalojmë këtë tur”.

Image result for safet gjici 2017

Gjici zbuloi se ka në plan të ndërtoj një akademi dhe një stadium të ri, që i plotëson të gjitha kriteret nga UEFA. “U kam premtuar kuksianëve se tanimë do bëjmë një stadium për të luajtur në Europë në shtëpi. Ajo do ishte dhurata më e mirë për tifozët. Kemi nisur bisedimet me federatën, është edhe një premtim edhe i kryeministrit Rama për ta bërë stadiumin e Kukësit. Do ngremë edhe akademinë dhe do bëjmë investime të mëdha, si në infrastrukturë, ashtu edhe në klub. Do marrim një drejtor sportiv, ndoshta të huaj”.

Image result for safet gjici 2017

Sa i përket merkatos, numri një i verilindorve shtoi se do të ketë afrime të tjera cilësore: “Ju e dini se unë asnjëherë nuk e mbyll merkaton deri në afatin e fundit. Problemi është që duam të marrim lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencën, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në kupat e Europës. Kështu që unë them, se nëse do arrijmë marrëveshjet me disa lojtarë cilësorë. Do ndërhyjmë në sulm edhe në mesfushë. Duam sulmues krahu dhe një sulmues qendror që të rrisim konkurrencën dhe të kemi një zëvendësues dhe një konkurrues për Pejiç”.

 

Më shumë nga Champions League